Si funksionon?
AllRide është shumë i lehtë për t’u përdorur. Mjaftojnë dy klikime në telefonin tuaj të mençur, dhe ju mund të kërkoni vozitje. Çdo gjë është nën kontrollin tuaj.
*për vozitje brenda qytetit, shkarko aplikacionin.
AllRide është shumë i lehtë për t’u përdorur. Mjaftojnë dy klikime në telefonin tuaj të mençur, dhe ju mund të kërkoni vozitje. Çdo gjë është nën kontrollin tuaj.
Vozitësit janë të përzgjedhur me kujdes dhe të verifikuar nga stafi i Allride.
Ju si pasagjer keni nën kontroll çdo gjë. Madje edhe vlerësoni nëse jeni të kënaqur me shërbimin.
Allride ju ofron lidhje me lloje të ndryshme të shërbimit, qoftë nga individë që shkojnë në drejtimin tuaj, qoftë taksi individual apo kompani, të gjitha në një vend.
Allride ju mundëson liri në përzgjedhjen e metodës suaj për lëvizje. Është shumë më komforte për ju dhe familjen tuaj.
Ju keni profilin tuaj që ruan udhëtimet, vlerësimet, destinacionet e perferuara, etj.
Ju ndiqni në kohë reale ofertat dhe lëvizjet e veturës dhe vozitësit tuaj derisa ai vie t’ju marr nga pikënisja.
Çdo vozitës është i verifikuar nga stafi i AllRide, dhe monitorohen për vlerësimet e tyre nga bashkëudhëtarët rregullisht.
Vozitësit verifikohen dhe autorizohen nga Allride. Ata kanë autorizimet përkatëse përmes aplikacionit si shofer. Ju jeni të sigurt në arritjen e destinacionit me shoferët e Allride.
Nga ofertat që ju vijnë, ju mund t’a zgjedhni atë që ju konvenon më së shumti, qoftë sipas çmimit më të lirë, apo veturëes, distancës nga ju.
Një shërbim i veçantë ju ofrohet përmes vozitëseve femra. Ato pasagjere që kanë dëshirë të voziten vetëm me femra, mund të zgjedhin këtë lloj të shërbimit.
Kur e zgjedhni vozitësin, ju mund t’a përcjellni atë në hartë në aplikacion në kohë reale duke ardhë tek ju, e gjithashtu edhe derisa jeni duke u vozitë. Nuk keni më nevojë të prisni në rrugë, ju do të njoftoheni kur vozitësi arrin.
AllRide ju dërgon kërkesën tuaj, të gjithë vozitësve që gjenden më së afërmi nga ju, dhe ju mund t’a zgjidhni atë që ju konvenon më së shumti.
Allride ka zyre dhe staf të dedikuar në Kosovë. Ju mund të jeni në kontakt me ne në çdo moment, qoftë online apo përmes telefonit.
Dërgoni mesazhin tuaj, e ne do të përgjigjemi.